Zyrtare: Armando Sadiku me skuadër të re

Klubet e Luganos dhe Zyrihut e kanë bërë zyrtare tashmë transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nga kryesuesit e ligës së dytë zvicerane te skuadra nga Tiçino, e cila tashmë drejtohet nga ish zv. trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani.

sadiku1

Bomberi kuqezi do të qëndrojë te Lugano i huazuar deri në fund të këtij sezoni. Ai është një nga transferimet e para të Tramexanit për të realizuar synimin e mbijetesës në Super Ligën e Zvicrës. Sadiku ka luajtur edhe më parë me Luganon, para se të transferohej te Zyrihu në janarin e 2014-s.

Në fund të këtij sezoni, futbollisti shqiptar do të rikthehet te klubi që zotëron kartonin e tij deri në qershor të 2018-s. Në sezonin e ardhshëm, Zyrihu me shumë mundësi do të rikthehet të luajë në Super Ligën e Zvicrës teksa kryeson ligën e dytë me 12 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt vetëm pas gjysmës së kampionatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button