(VIDEO) Ermira Mehmeti i drejtohet Fazliut: “Sushiko..”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë partitë shqipëtare kanë vazhduar me përplasjet mes dy partive shqipëtare BDI-PDSH rreth mospërdorimit të gjuhës shqipe. Sipas Bekim Fazliut funksionarët e lartë të partisë shqiptare në pushtet ndjehen mjaftë të kënaqur kur komunikojnë në gjuhën maqedonase.  Ky intervenim i Fazliut shkaktoi  reagimin e deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti, e cila gjatë fjalimit të deputetit  Fazliu nga vendi  bërtiste ‘Sushiko’, për të përkujtuar Fazliun  rreth takimit që ditë më parë u realizua mes drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe liderit të PDSH-së Menduh Thaçi në restorantin “Sushiko, transmeton Alsat M.

 “Këta të BDI-së meqë janë të angazhuar shumë me tema që s’kanë të bëjnë fare me shqiptarët, aq shumë larg kanë shkuar saqë edhe funksionarët e tyre kur komunikojnë mes vete kënaqen kur flasin maqedonisht. Gjithë deputetët mezi presin të flasin maqedonisht, kënaqen, ekzaltohen të gjithë. Paramendoni edhe ministrat e tyre  kur takohen ndërmjet veti flasin maqedonisht. Tahiri me Fatmir Besimin takohen dhe nuk përshëndeten shqip, tungjatjeta, por Tahiri i thot Fatmirit, ‘zdravo Fatmir, kako si, kako e Nikolla e kështu me radhë. Turp i botës jeni bë”, tha Bekim Fazliu, PDSH. 

 “Sushiko…”, thonte Ermira Mehmeti, BDI.

 “O e di, e keni fundin, ju ka ardh fundi, mjerë ju ku do shkoni. Si çdo send ka fund dhe tash është fundi i BDI-së”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH. 

Ndryshe edhe sot kreu i Kuvendit Veljanoski u ballafaqua me problemin e kuorumit, andaj u detyrua disa herë t’ju bëj thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë. Opozita edhe sot përmes mospjesëmarrjes në votim shprehte mospajtimin e saj rreth miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar

Lajme të ngjashme

Back to top button