LSDM: Guvernatori të tregojë sa është borxhi publik i Maqedonisë

Banka Popullore e Maqedonisë sipas ligjit ka për detyrë që të jetë e pavarur në realizimin e qëllimeve të saja. Për këtë arsye LSDM-ja, kërkon nga guvernatori Dimitar Bogoev që në mënyrë publike të prononcohet se a dinë se sipas “Eurostatit”, të gjitha shtetet e kanë për detyrë të tregojnë borxhin publik dhe borxhin e qeverisë, si të dhëna të veçanta.

“LSDM-ja, insiston që Bogoev i cili foltë për borxhin publik të Gjermanisë dhe Francës, të tregojë se sa është borxhi publik i Maqedonisë dhe i qeverisë”, ka deklaruara sot në një konferencë për shtyp, kryetari i Këshillit për çështje ekonomike Kire Naumov.

Lajme të ngjashme

Back to top button