Ja si e komenton Edi Rama marrëveshjen e partive shqiptare të Maqedonisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një publikimi në Twitter ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të cilën e mbështetën sot Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë, njofton Portalb.mk.
“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie” ka shkrua Rama i cili disa ditë më parë ftoi liderët e partive shqiptare të Maqedonisë në një takim të përbashkët. Të njëjtën e bëri edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi.