Falimentuesit përsëri të hutuar dhe të manipuluar

Falimentuesit të mos presin listat e kompanive, por të shfrytëzojnë periudhën prej një muaji dhe të dorëzojnë kërkesë për kompensim në të holla që i siguron Ligji për sigurim material të personave që kanë mbetur pa punë nga kompanitë e falimentuara.

Qeveria nuk ka përgatitur asnjë listë për kompanitë që janë përfshirë me këtë ligj, informoi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

“Sigurisht nuk do të ketë listë të kompanive në ndryshimet e fundit të Ligjit për sigurim material, për këtë shkak apeloj tek qytetarët që mendojnë se I plotësojnë kushtet për marrje të këtij kompensimi prej 7.100 denarë të dorëzojnë kërkesë në Agjencionin për punësim. Vendosëm që mos të bëjmë listë të kompanive në këtë moment, sepse nuk duam që për shkak të defekteve administrative disa persona që i plotësojnë kushtet të mos marrin kompensim”, deklaroi Aleksandar Gjorgjiev.

Falimentuesit thonë se kjo gjë kuptohet si një lojë e re e qeverisë për të manipuluar me ato.

“Është turp dhe për keqardhje që në këtë mënyrë po luhet me këta njerëz”, thotë kryetarja e shoqatës së falimentuesve Liljana Georgievska.

Ajo thotë se nga 6 mijë falimentues të cilët janë të evidentuar në shoqatat aktuale vetëm rreth 360 persona i plotësojnë kushtet të parashikuara me Ligj.

Lajme të ngjashme

Back to top button