Pas BDI, edhe Rilindje me Besë mbështet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni

Pas konsultimeve të bëra me shtetin shqiptar, gjithë kjo me qëllim të prodhimit të një deklarate të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, për të dëshmuar kështu zotimin se shqiptarët janë të gatshëm ta mbështesin një kauzë të përbashkët, Kryesia Qendror e Lëvizjes BESA e ka miratuar këtë Deklaratë të partive shqiptare në Maqedoni, njofton kjo parti.

“Kjo deklaratë, që është përpiluar nga faktori shqiptar, ndërsa është mbështetur nga partitë shqiptare në Maqedoni, për të cilën asnjëra parti nuk ka merita të veçanta, por të gjitha janë meritore njësoj, shpreh vullnetin e përbashkët që cilado parti, që sot e në të ardhmen mund të jetë pjesëmarrëse në pushtet, të zotohet se në programin qeveritar me cilindo partner maqedonas këto pika do t’i ketë ndër prioritet kryesore, mbi të cilat do të mbështetet një program i tillë bashkëqeverisës. Me këtë rast Lëvizja BESA – si pjesë e koalicionit “Rilindje me BESË”, thekson se kjo deklaratë është në pajtim edhe me platformën RIDEFINIMI dhe programin zgjedhor të BESËS, ndërsa Lëvizja BESA – përveç kësaj deklarate – do të vazhdojë ta afirmojë edhe platformën e saj.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Paraprakisht, BDI publikoi dhe miratoi DEKLARATËN E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

LEXO: Aleanca për Shqiptarët mbështeti deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button