Maqedoni, ankesa edhe për miza në bukë

Miza në bukë, ajkë me afat të skaduar dhe mish me erë të keqe. Këto janë vetëm një pjesë e 305 parashtresave të qytetarëve të drejtuara deri tek Departamenti për mbrojtjen e konsumatorëve pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), shkruan gazeta KOHA.

Prej parashtresave që janë paraqitur prej fillimit të vitit 2016 e deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, 105 kanë qenë përmes telefonit falas për konsumatorët, rritje kjo që tregon se ngritët vetëdija e qytetarëve rreth ushqimit që konsumohet.

Gjithashtu inspektorët e autorizuar në të gjithë qytetet e Maqedonisë reagojnë edhe ndaj propozimeve që parashtrojnë qytetarët lidhur me sigurinë e ushqimit. Lidhur me ankesat e parashtresave, qytetarët më shumë reagojnë për moszbatimin e praktikës së mirë higjienike dhe prodhuese, gjegjësisht kushtet jo të mira higjienike në objekte, pajisjen e të punësuarve, manipulimin joadekuat me ushqim dhe të ngjashme.

Qytetarët kanë gjetur qelq, plastikë apo miza në bukë, lëmyshk apo lagështi tek drithërat, pemë-perimet, qumështi dhe ëmbëlsirat. Një pjesë e ankesave ka të bëjë edhe me afatin e skaduar për përdorim të mishit, qumështit dhe bukës, ndërsa ka pasur mashtrime edhe lidhur me aditivët dhe përbërësit e tjerë jo të shënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button