Blero dhe Teuta: Jemi bashkë të tre!

Duket se nuk po ndjehen rehat karshi shkrimeve që po i qojnë drejt ndarjes. Kështu të paktën kanë pohuar përmes rrjeteve sociale artistët Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi. E ndonëse u tha që çifti tashmë i kanë dhënë fund martesës së tyre me ndarje, Teuta dhe Blero kanë ndarë të vërtetën e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa kanë pohuar se ata janë bashkë që të tre.

“Të dashur, meqë po e shoh që shumë miq tanë janë shqetësu për lajmin “Ndahen Teuta dhe Blero” dhe vazhdimisht po na shkruajnë e po na pyesin “a është e vërtetë që jeni nda” atëherë po e shoh t’arsyeshme t‘ju jap një përgjegje. JO, nuk jemi nda unë dhe Blero. Ne vazhdojmë të jetojmë të tre bashkë si deri më tani.

Ndërsa sa u përket procedurave administrative besoj që ato janë çështje tona private. Faleminderit për dashurinë, kujdesin dhe përkrahjen tuaj. Love yaaa”. Kështu kishte pohuar përmes “Facebook” Krasniqi, ndërsa pak minuta më vonë të njëjtin status e kishte postuar edhe Blero, duke sqaruar se ai dhe Teuta jetojnë bashkë.


Morena: Do vazhdojnë procedurat gjyqësore…
Por, historia për ‘ndarjen’ e mundshme të çiftit nuk përfundon këtu. Ajo që sipas disa medieve ishte shkaktare e vetme për këtë, të ashtuquajtur ngatërresë mes artistëve, Morena Taraku, ka reaguar përmes llogarisë sociale duke u shprehur e terrorizuar për këtë etiketim. “Po çuditem në çfarë kulture e terrorizmi po jetoj! Është e turpshme të dëgjoj diçka të tillë, miqtë kthehen në teorizma që s’kanë të bëjnë fare. Idiotizëm i pakapshëm. Kush jeni ju të njollosni e të vulosni gjana që janë në dëmin e një njeriu të pa faj. Jam pyetur pikërisht në KTV gjatë promovimit të videoklipit tim ‘My love’ pse pikërisht këngën me Bleron dhe publikisht live e kam cekur që filluam një bashkëpunim së bashku sepse Teuta është ajo që na shtyu ta bëjmë një gjë sepse ajo është shoqe e imja që nga fëmijëria, njoh gjithë familjen e saj po ashtu edhe ajo timen. Nëse dëshirojnë fakte shihet fare mirë që ajo ishte pjesë e familjes time edhe gjatë kohës kur unë isha fëmijë ajo ishte personazhi kryesor në shfaqje në Teatrin Kombëtar në Prishtinë në shfaqjen “Babai” në regji të babait tim, Selami Taraku, i cili e di pa dyshim që në këtë momente po stërkuqet nga turpi i këtyre teroristave që nuk lan gjurmë pa përzier.. Blero e Teuta janë miq të mi dhe vazhdojnë të jenë. Por ta kenë të qartë të gjithë që kjo punë nuk do ndalet deri këtu. Do vazhdojnë procedurat gjyqësore – këtu kanë marr fund thashethemet me mua.!! Faleminderit. MT”, kishte shkruar duke sqaruar e mllefosur këngëtarja e re.


Teuta: Është shpifje banale
Në përkrahje Tarakut i ka dalë edhe aktorja Krasniqi duke pohuar miqësinë e saj me Morenën dhe familjen e saj, e duke hedhur poshtë mundësinë që ajo ka prekur jetën e saj private. “Pas shkrimeve rreth “ndarjes” sonë, unë dhash shpjegim dhe ashtu siç mendon një njeri normal, prita që do të shuhen apetitet e disa gazetarëve, por siç po shihet disa prej tyre “e paskan marr malin” e paskan shpif shumë ndytë. Gazeta “Express” ka bërë shpifje banale duke shkruar “shkak i ndarjes se çiftit është modelja Morena Taraku”. Këto shkrime dhe fjalë kanë tendenca të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të vajzës sonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse po shkruaj prapë e po detyrohem të konfirmoj që ne të dy nuk jemi ndarë dhe vazhdojmë të jetojmë të tre së bashku, si deri më tani”, ka shkruar aktorja, duke vazhduar tutje “Morena dhe familja e saj janë miq të familjes sonë prej vitesh. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithë këto vjet kam investuar me shumë mund në emrin tim, prandaj nuk e lejoj askënd që të shpif pa kurrfarë baze. Faleminderit për përkrahjen tuaj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button