Qytetarët denoncojnë gjendjen alarmante në rrugën e vjetër Shkup- Kumanovë (VIDEO)

Në lajmet qendrore të magazinës informative të televizionit 21, qytetarë nga Kumanova kanë njoftuar se janë bllokuar nga stuhia e dëborës në “rrugën e vjetër” Shkup –Kumanovë.

Hasan Qaili për TV 21 tha se gjendja është alarmante duke shtuar njëherësh se mes tyre ka edhe fëmijë e njerëz të shtyrë në moshë. Ai gjithashtu shtoi se edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga organet kompetente, askush nuk iu ka dalë në ndihmë.

Megjithatë përfaqësuesit e institucioneve kompetente thonë që pastrimi i këtij aksi rrugor tashmë ka filluar dhe shpresojnë që shumë shpejt gjendja do të normalizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button