Bora bllokon Kumanovën, autoritetet në gjumë (VIDEO)

Reshjet e borës i zunë në befasi edhe autoritetet komunale të qytetit të Kumanovës. Kjo pasi që rrugët dhe trotuaret në pjesën qendrore të qytetit janë të pastruara dhe se me vështirësi kalohen. Qytetarët ankohen dhe akuzojnë autoritetet për neglizhencë, raporton Alsat-M.

Mirëpo nga ana tjetër kreu i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski thotë se janë marrë gjitha masat e mundshme për pastrimin e rrugëve.

“Po punojnë në 2 pozicione të qytetit, me 6 makina me kripë si dhe disa makina për heqjen e borës mirëpo me vështirësi po arrihet efekti, shpresojmë se sonte do të pastrohen të gjitha rrugët qendrore ndërkaq prej nesër në mëngjes do fillojmë me pastrimin e rrugëve edhe jashtë qytetit domethënë nëpër lagje”, deklaroi Zoran Damjanovski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button