Janë sjellur masa plotësuese për ndjekjen e gjendjes me gripin

Gjithsej 15.800 të sëmurë nga gripi duke e përfshirë edhe të premten e kaluar kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore. Mes tyre nuk ka raste të rënda. Për ndjekje më të mirë të gjendjes në institucionet shëndetësore dhe spitale janë sjellur masa shtesë, informon sot në konferencën për shtyp  Jovanka Kostovska këshilltare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nga të dhënat të cilat i kemi nga Instituti për Shëndet Publik kemi vërejtur se javën e kaluar kemi paraqitur rreth 9.500 të sëmurë nga gripi, them të paraqitur, ndërsa sigurt është  shifra shumë më e madhe edhe e atyre  të cilët nuk kanë qenë në mjek dhe janë shëruar në shtëpi. Ose, gjithsej deri tani kemi 15.800 të sëmurë deri të premten e kaluar, që do të thotë, këto ditë kjo shifër  sigurt është rritur,  ndërsa e mirë është ajo që nuk ka raste të tilla. Nga Klinika për sëmundje infektive  kemi njohuri se nuk ka raste të rënda me pasoja  të të sëmurëve nga gripi, as sërish  në repartet tjera infektive në shtet”, tha Kostovska.

Ajo informon se Komisioni  për sëmundje ngjitëse ka sjellur masa plotësuese me qëllim të ndjekjes  më të mirë të gjendjes, të ndalet përhapja e gripit mes popullatës, si dhe shërimi në kohë i të sëmurëve të tjerë.

Gjithashtu, shtoi, është udhëzuar pacientët me grip çdo ditë të dërgohen  nëpër repartet infektive në shtet për raste të rënda dhe menjëherë të lajmërohet që të dihet se ç’farë është gjendja./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button