Erdogan këshillon të birin si ti fsheh milionat (Video)

Audio-incizimet e publikuara në internet, ku dyshohet se kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe djali i tij flasin për një shumë të mëdha parash, janë falso, njoftoi të martën zyra e kryeministrit turk.

“Këto incizime janë produkt i një montazhi të pamoralshëm dhe janë tërësisht të pavërteta”, thuhet në deklaratën e dërguar medieve të martën nga kryeministria turke.

Biseda telefonike e postuar në Youtube, pretendon se zbulon Erdoganin duke i kërkuar të birit që të heq qafe disa milionë dollarë që i ruan në shtëpinë e të birit.

Opozita në Turqi ndërkaq ka kërkuar të martën dorëheqjen e menjëhershme të kabinetit qeveritar, dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për këtë skandal të ri.

Incizimi i kësaj bisede, pretendohet se është bërë në dhjetor, pasi dhjetëra aleat të kryeministrit Erdogan u arrestuan në një hetim të gjerë anti-korrupsion.

Ky aksion shihet edhe si sfida më e madhe e Erdoganit në 11 vjet të sundimit të tij në Turqi, dhe atë para zgjedhjeve lokale të marsit.

Kryeministri ka drejtuar gishtin kah aleati i tij i dikurshëm, tani rival, kleriku mysliman Fetullah Gulen se ka nxitur këtë hetim anti-korrupsion.

Erdogan ka akuzuar Gulen se po tenton të krijojë një “shtet paralel” në Turqi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button