Stresi kërkohet sërish nga policia? Ja akuza e kësaj radhe

Problemet me ligjin nuk kanë të sosur për Stresin, i cili hera herës është ndaluar nga forcat e rendit për akuza të ndryshme. Pas arratisë së tij spektakolare nga komisariati numër 2 në Tiranë, reperi dukej se kishte vendosur të sistemonte çështjet me autoritetet dhe mos të përfshihej sërish në ngjarje që mund ta çonin në burg. Por edhe këtë herë reperi nuk ka rezistuar, shkruan RevistaClass.

Tashmë ai është shpallur në kërkim nga policia, pas postimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihej të qëllonte me armë. Por pas publikimit të lajmit Stresi ka reaguar në Instagram, duke i quajtur të gjitha këto shpifje dhe përpjekje për t’i dëmtuar imazhin.

“Denoncojmë për shpifje dhe diskriminim të imazhit tonë dhe ju kërkojmë menjëherë të heqin ato deklarime të pabaza ndaj nesh, asgjë s’është e vërtetë. A keni turp, apo nuk keni, jeni dhe televizion serioz”, ka shkruar reperi nën foton e publikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button