Asociacioni ende në dialog

Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të zvarritet tutje edhe pas rrumbullakimit të procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Asociacioni/bashkësia e Komunave Serbe paraqet një organ që ka dalë si rezultat nga bisedimet politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, para se kryetarët e komunave me shumicë serbe të mblidhen në mekanizmin e tyre, do të jetë e domosdoshme që edhe katër komunat serbe në veri t’i kenë statutet e tyre.

Gjithashtu, një statut në bazë të marrëveshjes së 19 prillit duhet ta ketë edhe Asociacioni i Komunave Serbe. Në lidhje me këtë statut ka ende mospajtime ndërmjet palëve (Prishtinës dhe Beogradit) dhe kjo rrjedhimisht mund të reflektojë me vonesa tjera.

Nga dhjetë komunat ku kanë fituar partitë politike serbe në Kosovë, nëntë prej tyre pritet të jenë pjesë e këtij Asociacioni, pasi që udhëhiqen nga “Lista Serbe” e formuar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar. Rrjedhimisht, ky Asociacion, të paktën në mandatin e parë, pritet të udhëhiqet nga figura politike që njihen si eksponentë të politikës së Beogradit.

Lajme të ngjashme

Back to top button