Kryetari i komunës së Bërvenicës braktis BDI-në kalon në PDSH

Enver Pajaziti kryetar i komunës së Bërvenicës – Tetovë i pakënaqur nga funksionimi i BDI-së ka vendosur të braktis partinë e tij dhe të kalojë në rradhët e PDSH-së. Këtë për portalin Shqipmedia e kanë konfirmuar të dyja palët. Ndërkaq, Pajaziti sot ka fikur telefonin dhe mbetet i pakapshëm për prononcim.

Kush është Enver Pajaziti:

U lind më 1 shkurt të vitit 1962 në Çellopek. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes kurse atë të mesmen në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”, Tetovë.

Në vitin 1987 diplomoi në fakultetin e veterinarisë pranë universitetit të Sarajevës. Prej vitit 1989 deri më 2002 është marë me biznes privat, kurse prej vitit 2002 deri më 2005 ka qenë drejtorë në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”.

Në vitin 2005 e mer përfaqësinë për VOLKSWAGEN për Tetovë, dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh Kryetar i Komunës së Bërvenicës ndersa në vitin 2013 u rizgjodh në atë post.

Vendimi i tillë madje nuk do të na kishte habitur shumë pasi që Pajaziti dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, janë të lidhur miqësisht që prej kohësh pasi që vajza e të parit është e fejuar me djalin e madh të Thaçit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button