Kroaci, shpejtësia e erës në det arrin në 130 kilometra në orë! (VIDEO)

Faqja e internetit meteoalarm.eu tregon se në Kroaci në fuqi është meteoalarmi i kuq në zonën e bregdetit të Adriatikut nga Spliti në Rijekë, duke përfshirë pjesën lindore të gadishullit të Istrias dhe të gjitha ishujt, raporton Anadolu Agency (AA).

Moti në zonë është me diell dhe me re të shpërndara me erëra të stuhishme. Në veçanti, stuhi e fuqishme pritet në veri të Adriatikut dhe në Istria. Për shkak të erërave, autostrada A6 Rijeka-Zagreb është e hapur vetëm për automjetet e pasagjerëve.

Janë pezulluar të gjitha linjat ujore që lidhin Splitin me ishujt. Në det të hapur në këtë zonë janë matur shpejtësitë e erës deri në 130 kilometra në orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button