Tre ndërmarrje kanë marrë 1.5 milionë euro që t’i pastrojnë rrugët, Maqedonia e bllokuar me 20 cm borë

“Rrugët e Maqedonisë” kanë marrëveshje me vlerë prej 1.5 milionë eurove me 3 ndërmarrje private për angazhimin e mekanizmit për pastrim të rrugëve, njofton Portalb.

Sipas sistemit elektronik për prokurime publike, marrëveshjet janë të nënshkruara me Shoqatën për Transport, Tregti dhe shërbime “TRANS COPMANY TETOCË” për mbi 1 milionë euro, me Shoqatën për prodhimtari, tregti dhe shërbime “PËRPARIMI Nuhi Rexhepi import-eksport” Zajas për 113 mijë euro dhe me Shoqatën për transport, prodhimtari dhe tregti dhe shërbime “JOCKTRANS-TREJD import-eksport” Demir Hisar për 323 mijë euro. Lëndë e marrëveshjes janë punët rrugore në kushte dimërore në mbarë Maqedoninë për sezonin 2016/2017.

Në rrjedhë është tenderi i “Rrugët e Maqedonisë” me vlerë prej 1.1 milionë euro për prokurimin e pajisjes së saj për pastrim të borës. Tenderi është publikuar më 9 nëntor, ndërkaq ofertat do të duhej të mbyllen më 19 dhjetor të vitit 2016.

Akset rrugore të cilat dërgojnë drejt Maqedonisë Lindore janë plotësisht të mbyllura për komunikacion njoftoi sot në mëngjes Auto Moto Lidhja e Maqedonisë. Autostrada nga Velesi në Shkup është i papastruar. Komunikacioni në drejtimin Shkup-Veles ka vazhduar që të zhvillohet në një korsi. Gjithashtu deri në orën 13 ka qenë i bllokuar edhe rruga Tetovë-Jazhincë.

U mbyllur është edhe rruga magjistrale Shtip-Koçan. Për shkak të reshjeve të borës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button