Mijanmar, arrestohen 8 policë për dhunë ndaj muslimanëve

Autoritetet e Mijanmarit kanë arrestuar 8 pjesëtarë të policisë në lidhje me hetimin e videoklipit që tregon për abuzimet e policisë së Mijanmarit ndaj muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimet kanë nisur pasi në internet, në kohët e fundit u përhap videoja ku mund të shihet se si policia e Mijanmarit rrah civilët, muslimanët Rohingya. Policia njoftoi se tetë anëtarë të saj, në kuadër të hetimeve lidhur me këtë rast, janë në paraburgim.

Më tej theksohet se nga tetë të arrestuarit, tre prej tyre i kanë paraprirë sulmit në fshat, ndërsa njëri me kamerë ka ndjekur të gjithë ngjarjen, dhe se katër policë kanë rrahur banorët e fshatit.

Nga zyra e Presidentit të Mijanmarit të hënën u bë e ditur se gjashtë persona të panjohur me motoçikletë në nëntor të vitit të kaluar kanë sulmuar stacionin e policisë së Mijanmarit në Norular. Në bazë të raportimit se sulmuesit janë fshehur në fshatin Koe Tan Kauk, policia ndërmori sulm dhe bastisje.

Qeveria e Mijanmarit nuk ka pranuar se videoja është dëshmi për abuzimin e popullsisë muslimane Rohnigya. Megjithatë, kjo është prova e parë video e abuzimit të muslimanëve Rohingya nga ana e autoriteteve. Që nga fillimi i fushatës policore të Mijanmarit në Arakan janë vranë 400 muslimanë Rohingya dhe 86 policë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button