Ivanov: Do ta dorëzoj kandidaturën në konventën e VMRO-DPMNE-së

Presidenti Gjorgje Ivanov para opinionit publik ka pranuar se do të rikandidohet për mandate të dytë për president.

“Me nder dhe kënaqësi dua të deklaroj se kamë marr vendim që të pranoj iniciativën për rikandidim timin për president të RM-së dhe se do ta dorëzoj kandidaturën në konventën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të kandidatit për president të Maqedonisë”, deklaroi Gjorgej Ivanov.

Kandidati për kryetar të shtetit nga VMRO DPMNE-ja do të zgjidhet në Konventën e partisë nga 1300 delegatët e saj, më 1 mars, ndërkaq afati më dorëzimin e kandidaturave zgjat deri të mërkurën.  

Deri më tani në VMRO DPMNE për kandidat presidencial ka konkurruar profesori Jove Kekenovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button