Ja 5 porosi për partitë shqiptare para se ta mendojnë Qeverinë

Nëse ja duan të mirën shtetit dhe kombit, mendoj që partitë politike në Maqedoni duhet që ti kenë parasysh këto hipoteza:

  1. Pa u pastruar të gjithë partitë nga nomenklatura kriminogjene brenda partiake, asnjë parti nuk ka legjitimitet të bëj negociata për qeveri të re. Gjithçka tjetër nënkupton Vetë-amnestim dhe fshehje të provave me elemente inkriminuese.
  2. Pasi të pastrohen nga krimi duke i margjinalizuar të gjithë për të cilët ka indicje se kanë të bëjnë diçka me krim dhe përgjimet, partitë politike duhet të reformohen komplet duke sjellë në sipërfaqe politike nomenklaturë të re dhe të çiltërt, e cila nuk fshihet nga imuniteti si funksionar politik.
  3. Në ndërkohë derisa ndodhin reformat për demokratizim dhe lustrim të partive politike, shteti të udhëhiqet nga një Qeveri teknike (mundet të vazhdojë edhe kjo e Përzhinos). Më së fundi partitë i kanë të hapura të gjithë opsionet, ama komplet! Mund të mendojnë për koalicione, qeveri teknike të re, qeveri ekspertësh, qeveri gjithëpërfshirëse… si të duan.
  4. Në tavolinë për negociata ulen të gjithë liderët dhe personat të cilët janë të vërtetuar se s’kanë të bëjnë asgjë me krim. Biseda të facilitohet nga individ ose institucion lokal, nga Maqedonia. Këto liderë më pas, së pari duhet vendosin për vazhdimin e mandatit se Prokurores speciale, formimin e mundshëm të Gjyqit special si dhe po pati nevojë edhe formimin e Policisë speciale, i tërë ky sistem me mandat të hapur derisa të zbardhen gjithë rastet korruptive lidhur me funksionarët e mëparshëm. Liderët e ri duhet të zotohen dhe betohen se nuk do ja ndalin rrugën drejtësisë.
  5. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare (të shumëpërfolura) nuk duhet të jenë në asnjë kombinatorikë nga se ky element tregon se sa janë të pa aftë liderët të ballafaqohen me situata komplekse (detyra e tyre primare). Thekson dëshirën ti fsheh privat inkriminuese të funksionarëve politik. Thekson gjithashtu se lufta politike është luftë e të fortit fizikisht dhe materialiste dhe jo luftë idesh dhe konceptesh për të mirën e popullit, dhe së fundi thekson se populli ka bërë gabim me opsionin që ka zgjedhur.

Kjo nënkupton se BDI do refuzojë të hy në koalicion dhe ndihmojë të formohet qeveri e re derisa nuk e pastron nomenklaturën e inkriminuar brenda partisë se vetë. Kjo nënkupton poashtu edhe mundësinë për ndërrim të lidershipit. Më pas të kërkojë nga partnerët e mundshëm VMRO-DPMNE dhe LSDM ta bëjnë të njëjtën, dhe më pas gjithçka është e mundur. Të njëjtën duhet ta bëjnë edhe partitë tjera më të vogla (Besa, LR-PDSH dhe PDSh) nëse konsiderojnë se në strukturat e tyre kanë indicje për përfshirje të funksionarëve në krim.

Na servoni liri dhe drejtësi, për atë ju zgjodhëm. Presim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button