E marton vajzën 12 vjeçare me një 80 vjeçar, për 22 mijë e 600 dollarë

Në Arabinë Saudite ende vazhdojnë martesat në këmbim të parave që iu jepen prindërve të vajzave, por situata është jo normale kur martohet një minorene me një burrë të moshuar. I tillë është edhe ky rast, ku një 12-vjeçare…

Në Arabinë Saudite ende vazhdojnë martesat në këmbim të parave që iu jepen prindërve të vajzave, por situata është jo normale kur martohet një minorene me një burrë të moshuar. I tillë është edhe ky rast, ku një 12-vjeçare është martuar me një 80-vjeçar, në këmbim të 22 mijë e 600 dollarëve, që ky i fundit i dha babait të vajzës.

Ky rast është bërë publik në janar, kur minorenia takoi një gazetare dhe iu lut asaj që ta shpëtonte. Vajza, nga provinca Qasem në lindje të Riadit, së bashku me nënën e saj bënë një kërkesë në gjykatë për ta anuluar martesën, me argumentin se vajza ishte përdhunuar.
Por si duket vajza është penduar për divorcin, ose mbase mund të jetë kërcënuar nga babai i saj, dhe tani 12-vjeçarja ka vendosur ta tërheqë kërkesën për divorc, duke shprehur se dëshiron të përmbushë dëshirën e babait të saj.

“Jam dakord me martesën. Nuk kam kundërshtime. Kjo është për respekt ndaj babait tim dhe bindje ndaj urdhrave të tij”, -ka thënë ajo në gjykatë, sipas gazetës lokale “Okaz”. Në Arabinë Saudite nuk ka asnjë ligj kundër martesave të fëmijëve./express

Lajme të ngjashme

Back to top button