Afër dy metra borë në Rumani

Të gjitha portet e Detit të Zi janë mbyllur sot duke filluar nga mesnata, ndërkohë që e bllokuar mbetet autostrada kryesore A2 që lidh periferinë me Bukureshtin, shtuar këtu dhjetëra rrugë të tjera sërish të bllokuara për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit, pa harruar edhe 27 trena në hekurudhën Bukuresht-Konstanca, njoftoi sot Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Rumune (IGPR).

U pezullua gjithashtu edhe një fluturim Bukuresht-Stamboll.

”Për menaxhimin e situatës, policia ka shtuar edhe 2 662 trupa policore në terren”, shtoi IGPR-ja.

Në shumë zona ka rënë deri në dy metra dëborë, me erëra deri në 100 kilometra në orë dhe me shikueshmëri më pak se një metër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button