LSDM: Do ta kthejmë tarifën e lirë të rrymës, për fatura më të ulëta

“Do ta kthejmë tarifën e lirë të rrymës”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, duke shtuar se qytetarëve do t’u mundësojnë që të çdo dit, dhe gjatë ditës të kenë nga dy orë tarifë të lirë të rrymës, njofton Portalb.

“Do ta sjellim tarifën e lirë të vikendit, me çka rryma e lirë do të jetë vetëm të dielën, ashtu sikur tani, por edhe gjatë tërë vikendit. Kjo është vetëm një nga mënyrat e cila do të kontribuojë në uljen e llogarive të rrymës”, thonë nga LSDM.

LSDM thekson se qytetarët e dinë se në 10 vitet e kaluara llogaritë për rrymë janë rritur për 100% dhe se arsye për këtë, sipas tyre, janë politikat kriminele të pushtetit të deritanishëm i cili e ka rritur importin e shtrenjtë të rrymës në Maqedoni, që të pasurohen disa individë, ndërkaq është rritur prodhimi vendor, i cili është në dëm të qytetarëve. /Portalb

LEXO: Maqedoni, faturat marramendëse të EVN-së ia nisën të shpërndahen nëpër shtëpi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button