USHT dhe MPB u tregojnë studentëve të huaj si të vin në Maqedoni

Universiteti Shtetëror i Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës, do të organizojnë takim informues lidhur me rregullimin e leje qëndrimit në Republikën e Maqedonisë të studentëve të USHT-së, shtetas të huaj. 

Zëdhënësi i  USHT-së, Selam Sulejmani bën të ditur se ky nuk është takimi i parë i kësaj natyre.

“Takime të këtilla ne kemi pasur edhe më herët. Studentët duhet të dinë se si të aplikojnë dhe cilat dokumente nevojiten për marrjen e leje qëndrimit në Maqedoni”, tha Sulejmani.

Në këtë takim sipas Sulejmanit do të marrin pjesë gjithë studentë e huaj që janë pjesë e USHT-së, e sidomos ata të Luginës së Preshevës të cilët kanë më së shumti probleme në kufij.

“Ne ju vijmë në ndihmë të gjithë studentëve që kanë probleme të këtilla, mirëpo sa i përket informimit për mënyrat e marrjes së leje qëndrimit, ne studentët e huaj i kemi njoftuar që në ditën e regjistrimit”, theksoi Sulejmani.

Kurse disa ditë më parë në pikën kufitare Tabanoc iu është ndaluar hyrja 20 studentëve të Luginës së Preshevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button