Maqedoni, komunikacioni i vështirësuar, ndalesa në disa akse

Komunikacioni nëpër të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me shtresa dëbore nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve të “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa një pjesë e akseve janë pjesërisht ose tërësisht të mbyllura.

Ndalesa nga ora 04:45 ka në autostradën Veles-Shkup nga stacioni pagesor “Otovica” deri në Kullë ku ka të bllokuar më shumë automjete. Komunikacioni është në ndërprerje në aksin rajonal Tetovë – Jashincë tek fshati Jazhincë për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të sëborës. Nga ora 6 në ndërprerje është komunikacioni në rrugën magjistrale A-3 Shtip-Koçan më saktësisht nga fshati Krupishte deri te pompa e benzinës “Vago” për shkak të pastrimit të dëborës. I mbyllur për të gjithë llojet e automjeteve është aksi nga “Shtipska petla” deri në Katllanovë.

Ndalesa për komunikacion për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë, mavrovë, Presekë, Gjavatë, Bukovë, Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, Strugë – Qafëthanë, Katllanovë – Veles dhe anasjelltas dhe Pletvar.

Komunikacioni në aksin Shkup – Veles, i cili mbrëmë ishte në ndërperje, është normalizuar vetëm për automjetet e udhëtarëve nëpër një korsi.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë  – Bukovë.

Gjithashtu, drejtuesit e automjeteve paralajmërohen që të vozisin me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar drejt vendeve në të cilat realizohen punime në rrugë dhe t’u përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimi i sapovendosur në komunikacion.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në virgjilje të valës së të ftohtit që e përfshiu vendin dhe që do të zgjasë disa ditë rekomandohet që qytetarët të mos udhëtojnë dhe të mos dalin nga shtëpia në qoftë se nuk kanë nevojë më të madhe. Të veshin rroba të ngrohta, të konsumojnë lëngje të ngrohta dhe në qoftë se duhet të punojnë në hapësirë të hapur këtë ta bëjnë me pauza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button