Mustafa: Fletarrestet serbe provokim për tensionim të situatës

Kryeministri Isa Mustafa sot gjatë mbledhjes së qeverisë  ka shprehur shqetësim për ndalimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze mbi bazën e fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Mustafa deklaroi se fletarreste janë politike, nuk kanë bazë ligjore dhe bëhen me qëllim që të provokohen tensione dhe konflikte.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës po angazhohen në çdo formë për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, ndërsa shtoi se do të punohet me bashkësinë ndërkombëtare që veprimet e tilla të ndërpriten.

Po ashtu, Mustafa tha se do të shqyrtohen masat e veprimin nëse Serbia vazhdon me këso aktesh ndaj luftëtarëve të lirisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button