Banorët ankohen, EVN: Ora e rrymës me ligj duhet kontrolluar vetëm një herë në vit

Ditët e ftohta kapluan vendin tonë, përderisa paralajmërohen temperatura siberiane, banorët brengosen se si do të përballojnë pagesën e faturave të energjisë, shkruan Portalb.mk.

Ata shpesh herë shprehën revoltën ndaj EVN për çmime tejet të larta si dhe për faturat paushalle, që janë pasojë e mos kontrollit të rrymës nga ana e të punësuarve në këtë kompani.

Nga EVN për Portalb.mk. thonë se me ligj është rregulluar që vetëm një herë në vit të kontrollohet ora e rrymës, kurse gjatë gjithë vitit të vinë fatura sipas vlerësimit të kësaj kompanie.

“E kuptojmë brengosjen e banorëve dhe të gjithë ata që kanë paguar faturë më të lartë sesa që kanë harxhuar në realitet do të iu minusohet gjatë muajve të ardhshëm. Punonjësit që kontrollojnë orën e rrymës, e kanë për detyrë që këtë kontroll ta bëjnë vetëm një herë në vit, pasi që kështu është rregulluar me ligj, kurse gjatë tërë viti të vinë fatura paushalle. Mirëpo ne megjithatë kemi dërguar punonjës të cilët rregullisht bëjnë kontrolle. Tani mund të ndodh që disa lagje të mos kontrollohen ndonjë muaj, por sapo të kontrollohet gjendja rregullohet edhe puna e pagesës reale në bazë të harxhimit”, tha për Portalb.mk. Atanas Kovaçevski.

Banorët e vlerësojnë si skandaloze këtë gjë, duke thënë që orët duhet të kontrollohen çdo muaj pa përjshatim, e sidomos gjatë dimrit kur përdorimi i energjisë është dukshëm më i madh.

“Nuk është e mundur të mos kontrollohet ora e rrymës. Nuk e di si i bëkan atëherë faturat nga EVN. A nuk i dinë standardet tona? Mirë po minusohet shuma gjatë muajve të ardhshëm po cila familja ka mjete që të paguaj rrymën me 9 mij denarë për një muaj, kjo nuk është e drejtë”, tha Urim Spahiu, banor.

“Konsumatori ka gjithmonë të drejtë, dhe në këtë rast ne kemi të drejtë të ankohemi sepse na shkatërruan, paguajmë rrymën më të shtrenjtën në Ballkan dhe ajo plus kur sjell fatura paushalle, nuk dimë ka të ja mbajmë”, tha Furkan R., banor.

“Rroga minimale tek neve kap faturën e energjisë për një muaj. Sa është kjo e arsyeshme unë nuk e di, veç të vjen rryma mbi një qind euro kurse ne ngrohemi me dru, është diçka që unë personalisht nuk mund ta kuptoj. Sa më shumë mundohemi ta kursejmë, aq më shumë rritet shuma e faturës”, tha Besnik G., banor. /Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button