Trump do të lë pa drejtor shërbimet e inteligjencës?

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke e shqyrtuar mundësinë që të lë të zbrazët funksionin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, për shkak të procesit të ristrukturimit të saj, njoftoi kanali ABC news, transmeton TV21.

Ky kanal vuri në pah se Trump ka kritikuar ashpër agjencitë e inteligjencës, pas pretendimeve të shpalosura nga ana e tyre në fillim të dhjetorit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, që u zhvilluan një muaj më herët.

Trump planifikon që nesër të takohet me drejtorët e CIA-s, FBI-së dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, ndërsa temë e takimit do të jetë raporti përfundimtar i agjencive amerikane të inteligjencës në lidhje me sulmet kibernetike të Rusisë kundër grupeve të caktuara politike dhe kundër individëve.

Zëdhënësi i Trumpit, Shon Spajser, i tha gazetarëve se në takimin me presidentin e zgjedhur do të marrin pjesë drejtori i CIA-s, Xhon Brenan, drejtori i FBI, Xhejms Komi dhe drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Xhejms Kllaper. Siç dihet, Trump ka vënë në dyshim pretendimet e agjencive amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në procesin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button