Çmimi botëror për humanizëm për vitin 2017-të për Jirzhi Svoboda

Juria internacionale e Akademisë së Humanizimit të Ohrit unanimisht vendosi Çmimin botëror për humanizëm për vitin 2017 t’ia ndajë regjisorit dhe skenaristit Jirzhi Svoboda, një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë çeke dhe botërore.

“Jeta e tij e jashtëzakonshme dhe krijimtaria artistike, kurora artistike e të cilës u realizua vitin e kaluar me kryeveprën e fillimit kushtuar Jan Hus, e numëroi mes emrave të mëdhenj të kuptimit botëror humanist të cilat vitin e kaluar e pasuruan memorien shpirtërore të Ohrit”, informon Akademia e Humanizmit të Ohrit.

Çmimi botëror për humanizëm Svobodës do t’i ndahet në manifestim solemn në Shtëpinë e Uranisë të ASHAM në Ohër më 18 janar me fillim në orën 19. Janë paralajmëruar fjalime të Jordan Plevnesh kryetar i Akademisë së Humanizimit të Ohrit Miroslav Ramesh, ambasador i Republikës së Çekisë në Maqedoni dhe kryetarit të komunë së Ohrit Nikolla Bakraçevski.

Nga viti 2007, kur u krijua, Çmimin botëror për humanizëm deri tani iu nda “Dasisaku Ikeda (Japonij) Manuel De Olivera (Portugali), Aleksandar Solzhenjicin (Rusi), Ravi Shankar (Indi), Piter Bruk (Britani e Madhe). Herta Miler (Gjermani), Xhon Ralston Saul (Kanada), Svetrlinb Rusev (Bullgari) Vida Ognenvoiq (Serbi), Darko Gashparoviq (Kroaci).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button