Rekomandime prej AUV për blegtorët në rast të temperaturave të ulëta ekstreme

Kafshët shtëpiake të mbahen mbyllur në shtalla, t’u sigurohet strehim përkatës, ushqim dhe ujë të mjaftueshëm. Të mirëmbahet higjiena në objekte, rregullisht të pastrohen mbeturinat. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Agjencisë për ushqim dhe veterineri (AUV) pas paralajmërimeve se Maqedoninë këto ditë do ta kaplojë një valë polare, e shoqëruar me uljen drastike të temperaturave, erë të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut.

Sipas AUV, nëse nuk ekziston mundësia që kafshët menjëherë të strehohen, përkohësisht mund të përdoren batanije apo ndonjë lloj tjetër i mbulesave por, duhet pasur kujdes që në çdo kohë të jenë të thata. Kafshët nuk munden dhe nuk duhet që nevojat e tyre për ujë t’i kënaqin përmes lëpirjes së akullit apo borës me ç’rast nevojitet të sigurohet ujë i freskët për pije, në temperaturë përkatëse. Për këtë gjë nevojitet që ata që kujdesen për ta të sigurojnë govata dhe kova.

“Kultivuesit e kafshëve gjatë muajve të dimrit duhet në kohë të sigurojnë ujë dhe ushqim në sasi të mjaftueshme për t’i kënaqur nevojat të paktën dy javë, ushqimi duhet të jetë me vlerë përkatëse ushqyese dhe përkatëse me llojin dhe kategorinë e kafshëve të cilat ruhen, kafshëve nuk duhet t’u jepet ushqim i ngrirë, ndërsa është mirë të rritet dhënia e zakonshme ditore, veçanërisht te kafshët gravide që të mund ta ruajnë temperaturën e tyre trupore”, thekson Agjencia.

Duhet të ndiqet edhe gjendja shëndetësore e kafshëve, ata më shpesh se zakonisht të vizitohen dhe vëzhgohen, ndërsa kafshët të cilat japin qumësht të milen rregullisht, në intervalet e zakonshme.

“Kultivuesit e kafshëve të jenë në komunikim me veterinerin lokal për këshilla shtesë apo nëse është e nevojshme edhe për intervenime, rreth shtallës dhe rrugët qasëse rregullisht të pastrohen nga bora apo akulli”, porosit AUV.

Agjencia përmend se kategoritë më të vogla, të reja dhe të sëmura apo kafshët e lënduara janë kategori të cilave duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë. s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button