Mercedes tërheq 48 mijë automjete për rregullimin e sensorit të airbag-ut

Mercedes-Benz tërheq rreth 48 mijë makina SUV në SHBA për të mënjanuar problemin me sensorët që mund të ndalojnë hapjen e airbag-ut me rastin e ndonjë përplasjeje, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërheqja përfshinë modelet GL, GLE dhe GLS të prodhuara në vitin 2016 dhe 2017. Në dokumentin, i cili është publikuar nga rregullatorët e sigurisë në SHBA, thuhet se sensori në ulësen e bashkë-udhëtarit mund të kalibrojë gabimisht. Kjo mund të shkaktojë që sensori të mos e njohë ulësen e fëmijëve dhe të shkaktojë çaktivizimin e airbag-ut.

Mercedes ka njoftuar pronarët dhe tregtarët se rregullimi i softuerit të sensorit është pa pagesë. Pritet që tërheqja të fillojë gjatë janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button