Jolie i maltreton fëmijët e saj!

Në një intervistë për mediat amerikane, një ish-truproje anonim i Angelina Jolie-t dhe Brad Pitt-it, ka vendosur të zbulojë të vërtetën rreth aktores, e cila para mediave tregohet si një nënë shembull dhe një bashkëshorte e përkryer.

Personi në fjalë, për çiftin e famshëm ka punuar me vite dhe ai thotë se Angelina, përveç ndaj punëtorëve të saj, ajo jo rrallë herë është sjellë vrazhdë edhe ndaj Brad-it dhe fëmijëve të tyre.

“Fëmijët e saj i maltreton në atë mënyrë, që hesht derisa ata qajnë, duke mos shprehur aspak keqardhje. Angelina ka dy fytyra, private dhe publike.Sipas mendimit tim, ajo është një fanatike që nuk ka fare durim. Nuk ka aspak mirësi në vete”, thotë ish-truproja për të shtuar se për dallim nga ajo, Brad ka shumë më shumë durim me fëmijët.

“Brad është një baba i kujdesshëm, i cili punon shumë më fëmijët e tij. Nuk ka ndodhur që ai t’i maltretojë ndonjëherë fëmijët”, ka shtuar ai. Kur bëhet fjalë për lidhjen mes Brad-it dhe Angelina-s, ai thotë se mes tyre nuk ka aspak dashuri që e kishin në fillim të lidhjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button