Mbyllet konkursi për pilot, për 12 vende aplikuan rreth 500 persona

 

Përfundoi konkursi i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme për pilot.

Siç bëjnë të ditur nga sektori për marrëdhënie me opinion në MPB, deri në përmbylljen e afatit më 22 shkurt kanë aplikuar 466 kandidat. 

‘Në Konkursin e shpallur nga njehsia për helikopterë, janë paraqitur 466 kandidat, prej të cilëve 247 aplikimin e kanë bërë në mënyrë elektronike nëpërmjet ueb faqes së MPB-së, ndërsa nëpër stacione policore  janë dorëzuar 219 fletë paraqitje. Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve 59 janë femra’ tha Sasho Mojsof, shef i njehsisë së helikopterëve pranë MPB-së. 
Pas shqyrtimit të dokumentacionit vijon faza e selekcionimit. 

‘Në periudhën e ardhmshme do të fillojë faza e selektimit të kandidatëve të cilët do të thirren për testim të aftësive të tyre. Fillimisht do të bëhet faza e selektimit administrative, pastaj testim i njohurive të përgjithshme, testimi psikologjik, i gjuhës angleze dhe në fund intervista personale’ tha ai.

Konkursi për 12 pilotë nga ana e MPB-së është hapur për të parën herë më 25 janar. Kandidatët e përzgjedhur do të trajnohen për të përdorur 7 helikopterët të cilët i ka në dispozicion MPB-ja. rajnimi do të zgjasë 19 muaj, i cili do të fillojë pas selektimit administrative./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button