3 rregullat e arta për ta mbajtur një mashkull afër vetes

Ka nga ata që mendojnë se meshkujt janë të komplikuar dhe ka nga ata që mendojnë se janë të thjeshtë.  Edhe pse nga mashkulli në mashkull ka dallim të madh, ekzistojnë tre rregulla të arta për atë se si ta mbani afër vetes partnerin tuaj.

Rregulla nr. 1 – Mos e neglizhoni pamjen tuaj të jashtme

Tanimë që jemi një kohë bashkë nuk duhet edhe aq shumë të “merrem” me pamjen, do të më dosë siç jam apo? Shumë gabim vajza! E di që mendoni: “Epo nuk kamë shumë kohë që të kujdesem non-stop për atë se si dukem, vazhdimisht të jem e grimuar, me flokë të rregulluara, të ushtroj dhe të jem gjithmonë e depiluar, nëse më don, do të më kuptojë.” Nëse ju don, ndoshta do t’ju kuptojë ama thjesht nuk është e drejtë. Vajzën të cilën ai e ka njohur ka qenë e rregulluar dhe e pastër në të cilën ai është dashuruar. Ajo se ai është me ju duhet t’ju inspirojë e jo t’ju largojë nga ajo se duhet të kujdeseni për pamjen. Lërni atij të jetë me vajzën në të cilën janë dashuruar.

Rregulla nr. 2 – Mos kritikoni, por dëgjoni!

Gjyshet tona kanë thënë: Meshkujt janë më të lumtur atëherë kur mendojnë se janë më të rëndësishëm dhe kur e kanë barkun e mbushur. Dhe që ta dini, ka shumë gjëra të vërteta në këtë. Çdo herë kur e kritikoni e tregoni anën tuaj të “nënës” gjë e cila është vrasëse edhe për burrërinë e tij edhe për dashurinë tuaj. Lëreni t’i bëjë ndonjëherë gabimet e tij, ai sidoqoftë është njeri i rritur. Duke e kritikuar vetëm e largojmë nga vetja. Poashtu, edhe meshkujt duan vëmendje. Edhe ato duan ne t’i lëdhatojmë, t’i përqafojmë kur ndjejnë se e gjithë bota është kundër tyre.

Rregulla nr. 3 – Mos ia këpusni krahët

Dita për futball dhe birrë me shokët, dita për në kafe, dita për të luajtur lojëra në kompjuter…epo nuk mund që tërë kohën të jenë të ngjitur pas neve! Lërni të qetë. Por, edhe veten tuaj lëreni të qetë! Dita për manikir, dita për bisedë femrash, dita për të lexuar libër…Njëra ndër gabimet më të shpeshta në lidhjet e gjata është se partnerët lidhen për njëri – tjetrin dhe krejtësisht i harrojnë nevojat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button