Përmbytje në Tajlandë, 5 të vdekur

Si pasojë e përmbytjeve në jug të Tajlandës, të paktën 5 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se 8 qytete në jug të vendit janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura.

Televizioni shtetëror MCOT ka njoftuar për 5 persona të vdekur, 2 prej të cilëve janë nxjerrë nga një makinë.

Trafiku në rajonin e prekur nga përmbytjet është ndikuar negativisht, ndërkohë në disa rajone janë pezulluar trenat dhe transporti urban.

Nga ana tjetër përmbytjet në ishullin Samui në gjirin e Tajlandës janë bërë shkak për anulimin e disa fluturimeve turistike në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button