Gripi në Maqedoni, 10 mijë të prekur brenda një jave

Rritet në mënyrë alarmante numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni. Në raportin e fundit, Institutit të Shëndetit publik thuhet se vetëm për 7 ditë janë paraqitur mbi 9.400 persona të prekur gripi apo dy herë më shumë nga java e kaluar. Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë regjistruar në Shkup, Strumicë dhe Veles, njofton Alsat-M.

Numri i të paraqiturve për këtë javë është më i lartë në 10 vitet e fundit. Ndërkohë në klinikën e fëmijëve në Shkup pacientët në luftë për krevat. Drejtoresha e Klinikës në fjalë Anastazija Sofijanova tha se për çdo natë në këtë spital ndihmë mjekësore kërkojnë të paktën 100 pacientë. Sipas saj reshjet e sotshme të borës janë shpresa e vetme për uljen e numrit të prekurve nga gripi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button