‘Djajtë’ i pret ferri në Greqi

Kampioni aktual i Anglisë, Manchester United, do të ketë një udhëtim tejet të vështirë të martën sonte, ku do ta vizitojë Greqinë, më saktësisht qytetin Piraeus, ku do të përballet me kampionin grek, Olympiacos.

Skuadra e David Moyes, nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, pasi performanca e saj gjithmonë është ndryshe nga ndeshja në ndeshje.

Që të dyja skuadrat janë kampione aktuale në shtetet e tyre, ndërsa Olympiacos është në rrugën e duhur për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar në superligën greke, shkruan Arena

Trajneri i vendësve, spanjolli Michel ka treguar dashurinë e tifozëve për klubin, dhe se si ata janë duke pritur që një kohë vizitën e Manchester United.

Lajme të ngjashme

Back to top button