Lorik Cana: Serbia na motivon edhe më shumë

Shorti i eliminatoreve të “Euro 2016” është ndjekur me interes të madh edhe nga futbollistët kuqezi, që do të jenë protagonistë në fushën e blertë për të bërë realitet një ëndërr të vjetër të shqiptarëve, për të marrë pjesë në një event madhor, siç është Europiani.

Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Valdet Rama dhanë opinionin e tyre në linjë telefonike në “Supersport”, duke e pranuar se goglat u rezervuan kundërshtarë shumë të fortë. Për kapitenin kuqezi, Lorik Cana, emri i Serbisë i motivon më shumë futbollistët, por rëndësi ka që të luhet vetëm futboll.

Cana kërkon të përcjellë vetëm optimizëm portieri i Lacios, Etrit Berisha, sipas të cilit, fakti që Shqipëria bën pjesë në një grup me vetëm 5 skuadra, është pozitiv, pasi ndaj kundërshtarëve të fortë kuqezinjtë e kanë më të lehtë për t’u motivuar.
Ndërsa Valdet Rama tregohet edhe më realist, e pranon se Shqipëria nuk është favorite për ta kaluar grupin.

“Kristiano Ronaldo dhe shqiptarët vijnë tek ne”. Ky është një prej titujve të së përditshmes serbe “Informer”, e cila vë theksin në ndeshjen e pazakontë që vendos përballë kombëtaren kuqezi dhe atë të Serbisë”.

E përditshmja tjetër “Zhurnal.rs” e shikon rrugën drejt Parisit të hapur vetëm nëse Serbia kalon Shqipërinë. Shorti ka gjetur hapësira edhe në disa nga të përditshmet e tjera të Beogradit, që përqendrohen në reagimet e lojtarëve pas profilizimit të grupit I, ku përveç Serbisë e Shqipërisë, bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka e Armenia.

Ashtu si shqiptarët që i shikojnë përballjet me Serbinë si të veçanta, edhe serbët kundër nesh e shohin një risi. Dhe në fakt ashtu është, pasi do të ndeshen për herë të parë mes tyre. /bw/portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button