SDK: Anevski, me kërkesë të tij është takuar me Janevën

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, (mandati i të cilit është vazhduar në mënyrë të paligjshme me zgjedhje të re) ka kërkuar takim me prokuroren speciale, Katica Janeva dhe bashkë me dy anëtarë të Këshillit janë takuar në PSP, theksojnë për SDK, burimet nga dy institucionet, transmeton Portalb.

Takimi është bërë përpara Vitit të Ri dhe është shumë e habitshme në lidhje me atë se pse Anevski ka kërkuar takim, nëse merret parasysh se ky trup gjatë gjithë periudhës ka qenë kritikuesi më i madh i punës së PSP-së.

Takimi, për të cilin nuk ka detaje, është kryer në kohën kur Këshilli duhet të vendosë për Kërkesat e PSP-së për dorëzimin e lëndës “Sopot”, për të cilin, anëtarët shqiptarë janë deklaruar se do të votojnë që të dorëzohet në kompetencat e PSP-së.

“Por, në vend seancë dhe përgjigje, atë [farë duhet ta bëjë sipas ligjit, Anevski, ka taktizuar, që të mos i nervozojë kuadrat e BDI-së në kushte kur ende nuk është formuar Qeveria, dhe kjo çështja transferohet për në vitin e ri 2017”.

Pas një sërë bllokadave të Këshillit ndaj PSP-së, për shumë persona është e habitshme se si Anevski ka kërkuar pranim te Katica Janeva.

Në zgjedhjet e fundit në Këshillin e Prokurorëve ka ndërrime në disa pozita, thjeshtë kadrovike, por jo edhe në aspektin thelbësor, dhe shkuarja në PSP shihet edhe si mundësi që të ketë situatë që të shihet se Këshilli i Prokurorëve a është mes bisedimeve që i heton PSP.

“Derisa  Anevski është marrë me pranime, për shkak të vendimeve të paligjshme të sjella nga Këshilli, Prokuroritë Publike (nën kapelën e Marko Zvërlevskit) janë përpara kolapsit, pasi që disa, dhe më kritike ajo e Prokurorisë së Lartë në Shkup, nuk ka prokurorë”.

Për shkak të vendimeve të Këshillit që të mos u vazhdohen mandatet e prokurorëve mbi 64/65 vjet për gra ose burra, në Prokurorinë e Lartë në Shkup nuk kanë ngelur as 5 prokurorë. Dhjetëra prokurorë stazhi i të cilëve nuk është vazhduar e padisin Këshillit, Gjykata tanimë ka marrë padi dhe ka sjellë  vendim dhe i ka hedhur poshtë ato të Anevskit, por Këshilli nuk reagon dhe nuk i kthen në punë, gjë që i bën dëm plotësisht Buxhetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button