“Forumit të Patriotëve Mendjelirë” u duket se Gruevski ka punuar shumë për shqiptarët

“Forumi i Patriotëve Mendjelirë” publikisht ka reaguar dhe e dënon politikën, dyfytyrëshe të Nikolla Gruevski në lidhje me politikat ndaj siç thonë nga forumi “pakicës shqiptare”, transmeton Portalb.

“Në kushte kur nuk është kryer regjistrim i popullsisë nga vitit 2002, Gruevski në intervistë i pranon të gjitha punët që i ka bërë vetëm e vetëm për ta goditur një grup etnik. Në intervistë ai në mënyrë eksplicite i thekson të gjitha çështjet që i ka realizuar në lidhje me pakicën etnike shqiptare duke filluar me përdorimin e flamurit, përdorimin e gjuhës, amnistimin e terroristëve për krime ndaj popullatës maqedonase.  Punësim në administratë në sistemin e shqiptarëve, pa e ditur numrin e saktë të shqiptarëve, pasi që ende nuk është bërë regjistrimi”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata gjithashtu e kritikojnë Gruevskin, për dy universitetet shqiptare të Tetovës dhe “Nënë Terezën” dhe një sërë procedurash tjera, që sipas tyre me këtë delegjitimohet si “patriot nacional”.

Sipas “Forumit të Patriotëve të Lirë”, Gruevski pranon se nuk po punon që ta mbrojë popullin maqedonas dhe Kushtetutën, por interesat e tyre personale dhe është i gatshëm që të flijojë gjithçka vetëm që të ngelet në politikë dhe të shpëtohet nga keq bërjet e tij.

“Publikisht i bëjmë thirrje Gruevskit që të mbarojë të fshihet dhe ta keqpërdorë partinë për qëllimet personale. Gruevski është kohë për ikën tënde nga vendi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Koha është për kongres të jashtëzakonshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button