Partizani i Tiranës interesohet për Ibraimin

Ndërprerja e kontratës mes Agim Ibraimit dhe Astanës, ka bërë që drejtuesit e Partizanit të Tiranës të bëjnë ofertë për sulmuesin tetovar. Partizani ka vazhduar të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit edhe atë kanë kërkuar lojtarë kryesisht jashtë Shqipërisë për të gjetur lojtarë të repartit të avancuar, ku skuadra ka vuajtur gjatë kësaj periudhe.

Sipas “Panorama-sport” emri i fundit me të cilin janë duke u zhvilluar bisedime është ai i Agim Ibraimit, futbollistit tetovar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit, Astana. Mesfushori me tipare sulmuese, që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah, pëlqehet nga drejtuesit e Partizanit dhe shanset që ai të luajë në Shqipëri janë të mëdha. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button