BFI hesht në lidhje me dhunën në Veles

Bashkësia Fetare Islame ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjet e fundit në Orizare të Velesit ku janë përkeqësuar marrëdhëniet mes dy grupeve të fesë islame në fshat.
Myftiu i fshatit Adem Çorevski edhe përkundër paralajmërimeve ka hequr dorë nga shpalosja e qëndrimit të tij duke i drejtuar mediumet në qendrën e BFI-së në Shkup.

Siç dihet gjendja në fshat është ashpërsuar kur dy grupe fetare fizikisht e kanë sulmuar kryetarin e këshillit të xhamisë duke ja shqyer vendimin për vendosjen e një imami të ri në xhami. 

Sipas banorëve të Orizares së Epërme ndarjen e kanë bërë persona që i përkasin islamit radikal dhe që duan të udhëheqin ndaj atyre që e respektojnë islamin tradicional.

Nga policia e Velesit kanë paralajmëruar padi penale ndaj sulmuesve të kryetarit të këshillit të xhamisë në Veles.

Lajme të ngjashme

Back to top button