I ftohti i rrezikshëm për pemët dhe vreshtat

Temperaturat e paralajmëruara të ulëta të cilat në ditët në vijim pritet të arrijnë deri në -20 gradë Celsius, nuk do të shkaktojnë kurrfarë dëme tek të mbjellat vjeshtore, por paraqesin rrezik për pemët dhe vreshtat, thonë agrometeorologët, shkruan TV 21.

Sipas Angelo Angeleski nga DPHM, janë të mundura dëme të sythave të cilat ende janë në kushte qetësie, ndërsa nuk përjashtohet edhe ngrirje e degëve të holla.

“Presim të krijohet shtresë bore gjithkund në Maqedoni, duke i përfshirë edhe rajonet bujqësore, veçanërisht Pellagoninë dhe Ovçe Polen, ku ka kultura të drithërave. Ato në këtë moment janë shumë të ekspozuara në ndikimet e jashtme por, shpresojmë se nuk do të pësojnë kurrfarë dëme sepse shtresa e borës vepron si izolues. Në goditje do të jenë pemët shumëvjeçare, vreshtat dhe pemët të cilët janë në fazë të dimërimit, veçanërisht nëse temperaturat bien deri në -18 gradë”, sqaron Angeleski.

I ftohti nuk do të ketë ndikim të madh ndaj kulturave të tjera.

“Kopshtaria në serrat po zhvillohet normal. Megjithatë, është e nevojshme ngrohje shtesë e këtyre hapësirave”, porosit agrometeorologu Angeleski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button