PDSH sot ose nesër vendos kë do ta nominojë për kryetar shteti

Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë qendrore dhe kryetarëve të degëve të PDSH, burime nga kjo parti për Portalb thanë se definitivisht do të dalin me kandidat për kryetar shteti dhe se më nuk kanë ide për bojkot.

“Definitivisht dalim me kandidat tonin. U folën emra të ndryshëm të shqiptarëve por sot dhe nesër do të vendosin organet tona më të larta. Nuk janë të sakta ato emra që përmenden nëpër media shqipe e maqedonase, do të dalim së shpejti me konfirmim” tha për Portalb, anëtari i PDSH-së.

Jo-zyrtarisht flitet se Iljaz Halimi do të jetë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button