Obama fjalim lamtumire për ushtrinë amerikane: “Mos t’ju trembet syri për të mbrojtur popullin tonë”

Presidenti amerikan Barack Obama i cili po kryen përgatitjet për ti dorëzuar postin e presidentit, Donald Trump i cili fitoi zgjedhjet presidenciale, ka mbajtur një fjalim lamtumire për ushtrinë amerikane.

Obama ka vizituar bazën Fort Myer në Virginia ku ka qenë i shoqëruar edhe nga zv.presidenti Joe Biden, sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter dhe shefi i shtabit, gjenerali Joseph Dunford.

Në fjalimin e tij ai ka vënë në dukje se përgjegjësia më e madhe e ushtrisë amerikane është të fitojë mbështetjen dhe besimin e popullit amerikan. Obama është shprehur se “Mos t’ju trembet syri për të mbrojtur popullin tonë, por gjithashtu edhe për të mos rrezikuar jetën e ushtarëve tanë mos hyni në luftë duke u nxituar.”

Sekretari Carter para fjalimit, në emër të ushtrisë amerikane ka dekoruar me një medalje presidentin Obama për shërbimet ndaj vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button