Treguesi i vërtetë se partneri ju tradhëton!

Si e kuptoni se partneri juaj po ju tradhëton? Me siguri shihni disa shenja se ai po ju tradhëton para se të keni ndonjë dëshmi të vërtetë. E keni atë ndjenjën e tmerrshme kur diçka nuk shkon siç duhet dhe nuk mund ta përshkruani këtë gjë me fjalë. Ose i keni dyshimet tuaja, por jo ndonjë dëshmi për t’i shlyer këto dyshime. Është mirë të keni ndonjë perspektivë dhe faktorë nëse jeni person xheloz, gjë që do të thotë se mund të dilni shumë shpejt në përfundime ose tu kushtoni shumë rëndësi imtësirave.

Por nëse diçka nuk është ashtu siç duhet dhe ju po pyesni veten mos ndoshta është gjithçka trillim në kokën tuaj, si mund ta vëreni se partneri juaj nuk po ju qëndron besnik? Epo, ka shumë sugjerime të ndryshme, nga ndryshimi i pamjes së tyre apo ndryshimi në seks. Këtu kemi disa këshilla nga ekspertë deri te avokatë të divorcit, dhe që të gjithë e thonë të njëjtën gjë: fshehja e telefonit. E di, është një arsyetim bashkëkohor të cilin do ta kishin thënë që të gjithë, por është i vërtetë.

Jemi shumë të varur nga telefonat tanë dhe nëse dikush gjithmonë e ka konsideruar si gjë private është normale, por nëse pa pritur bëhen me të vëretë shumë mbrojtës ndaj telefonave, marrin mesazhe në orë të çuditshme ose gjithmonë “e harrojnë” telefonin në shtëpi… epo, do ta kuptoni kur ta shihni. Siç thotë Marilyn Stowee, një avokate divorci, “Sa herë më ka thënë ndonjë klient se si partneri i tyre është sjellë çuditshëm dhe ka mbajtur një qëndrim të rreptë ndaj telefonit? Përgjigja është një numër shumë i madh për tu mbajtur mend! Përderisa ndarja e çiftit mund të konsiderohet si opsion, aktivitetet e tilla janë bërë epidemike.

Një klientes time iu ngjallën dyshimet pasi burri i saj filloi të flejë me telefonin nën jastëkun e tij. Një natë, kur ajo më nuk mund të duronte, arriti ta nxirrte telefonin e tij nga jastëku, shkoi poshtë, lexoi mesazhet nga e dashura e tij dhe e zgjoi atë duke i bërtitur për ndarje.” Tani, nuk po ju themi se duhet të filloni gjuetinë për telefonat. Ka arsye të tjera përse njerëzit sillen ashtu në lidhje me telefonat e tyre, me siguri partneri juaj po ju organizon ndonjë surprizë ose diçka që ju me të vërtetë e doni. Nëqoftë se keni dyshime duhet që të flisni hapur me të, por të gjithë e dimë mënyrën normale të përdorimit të telefonit, nëse kjo gjë nuk ndodh, ka diçka që nuk shkon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button