Autostrada Shkup-Tetovë nuk pastrohet nga dëbora (FOTO)

Autostrada Shkup-Tetovë nuk pastrohet nga dëbora e cila mbrëmë ka filluar të bie në Maqedoninë Veriore dhe Perëndimore. Qytetarët ankohen se autostrada është mbuluar me dëborë dhe askush nga shërbimet nuk ka kaluar që ta pastrojë, transmeton Portalb.

Shkup-Tetovë

Reshje të dëborës sot në mëngjes ka edhe në Kriva Pallankë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Shkup, Strazhë, Mavrovë dhe Kodër të Diellit, ndërkaq nga  Auto-Moto Asociacioni i Maqedonisë informojnë se kanë vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet kalimin Strazhë, por edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button