Gjatë këtij viti mund të takoni Mark Zuckerberg

Ka arritur të bëhet një nga milionerët më të rinj në botë, e natyrisht edhe një nga njerëzit më të pushtetshëm në të gjithë planetin. Por, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e ka përzemër kontaktin me njerëzit. Ndaj, gjatë këtij viti shanset për ta takuar do të jenë më të mëdha.

Të paktën kështu ka njoftuar vetë ai, ndërsa u ka rrëfyer fansave se objektivi i tij për vitin 2017 është që të vizitojë e takojë njerëz në të gjitha shtetet amerikane. 32-vjeçari i postoi qëllimet e tij në Facebook-un personal, ku ka thënë se duhet të udhëtojë në 30 shtete për të vizituar të gjitha shtetet amerikane, pasi pjesën tjetër e ka vizituar edhe më parë.

“Udhëtimet e mia këtë vit do të kenë disa forma të ndryshme. Ecje në rrugë me bashkëshorten Priscilla, ndalime në qytete të vogla dhe universitete, takime me mësues dhe shkencëtarë dhe vizita në vende turistike përgjatë rrugës”,- shkruan Zuckerberg mes të tjerash në statusin e tij.

Vitin që kaloi, themeluesi i Facebook kishte vendosur të bënte 365 milje ecje, të lexonte 25 libra dhe të mësonte gjuhën mandarine të bashkëshortes së tij Priscilla. Se sa ia ka arritur këtë nuk e dimë, por urojmë që këtë vit në takimet e tij të ketë edhe shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button