BDI të përgjigjet pse refuzon emërtimin në shqip të rrugëve në Shkup

E vetëpëlqyera parti dhe të kamufluarit antikombëtarë, përmes një komunikate shterrpe për opinion u munduan që edhe një herë t’i hedhin hi syve të opinionit shqiptar. Tërë bota intelektuale shqiptare si në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë, janë ngritur që t’ua bëjnë me dije pushtetit aktual VMRO-BDI se po gabojnë rëndë me degradimin që po ia bjnë gjuhës shqipe, vetm disa struca të BDI-së trumbetojnë se e paskan zyrtarizuar gjuhën shqipe. Çuditërisht, nga ana tjetër, vetë funksionarët e lartë të kësaj Partie ankohen se institucionet shtetëore i pamundësojnë që të flasin dhe të udheheqin seancë në gjuhën shqipe?
A ka ofendim më të madh se sa analfabetë të gjuhës shqipe t’i japin të drejtë vetes që të formojnë komisione lokale për ta konstatuar se degradimi I gjuhës shqipe që iu bë këto ditë nga ana e Qytetit të Shkupit paska qenë lëshim teknik.

Po, a ishin lëshime teknike edhe të gjitha propozimet kombëtare të PDSH-së që vazhdimisht u votuan kundër në Këshillin e Shkupit nga ana e këshilltarëve të BDI-së. Le ta nënvizojnë qoftë edhe vetëm NJË propozim në interes të shqiptarëve-kombëtar të këtyre këshilltarëve të BDI-së, që është refuzuar nga ana e këshilltarëve të PDSH-së (apo është votuar kundër). Nuk ka ASNJË, sepse ju, si vasalë, asnjëher nuk keni pasur propozime në interes të shqiptarëve. 

Ndërsa po ua përkujtojmë se ju keni votuar kundër interesave shqiptare, gjegjësisht kundër iniciativave dhe propozimeve të këshilltarëve të PDSH-së në Qytetin e Shkupit.

Ju thëras publikisht të përgjigjeni PSE?

Shqiptarët e Shkupit meritojnë të dine: 

1.Pse keni votuar kundër emërimit të rrugëve me emra dëshmorësh të UÇK-së nga viti 2001, siç janë: Zekirja Hasani, Nehat Curri etj.?

2.Pse kerni votuar kundër propozimit të PDSH-së që nga buxheti I Shkupit t’i ndahen para Muzeut të Lirisë-UÇK, në Serovë?

3.Pse keni votuar kundër mirëmbajtjes së objekteve-xhamive si monumente kulturo-historike?

4.Pse keni votuar kundër iniciativës që në Qytetin e Shkupit të themelohen tri shkolla të reja shqiptare?

5.Pse keni votuar kundër që bulevardit të njohur si “rruga e pllastikave” të emërohet si bulevardi Kosova?

6.Pse keni votuar kundër propozimit që ura e Bit Pazarit të emërohet me emrin e teologut të dashur Hafëz Idrizit, imamit të Xhamisë Allaxha?

7.Pse ishit kundër emërimit të rrugëve me emrin ABDYLKADËR ARNAUTI?

8.Pse ishit kundër emërtimit të rrugës të HOXH TASIMIT?

9.Pse ishit kundër emërtimit të rrugës IBRAHIM RUGOVA?

10.Pse ishit kundër emërtimit të rrugës AZEM HAJDARI? …. etj.

11.Pse keni votuar kundër emërimit të një rruge në Çair me emrin e ADEM JASHARI?

12.Pse keni votuar kundër emërimit të një rruge me emrin e ISMET JASHARI?

13. Pse votuat kundër emërimit të një rruge me emrin LIDHJA E PRIZRENIT?

14.Pse votuat kundër emërimit të një rruge të dr. IBRAHIM KROSI, pishtarit të arsimit nga ana e Dërvenit të Shkupit?

15.Pse votuat kundër propozimit të emrit që shkolla Zdravko Cvetkovski të emërtohet në MUHAMEDALI JASHARI?

16.Pse keni votuar kundër mosdënimit të drejtorit të NP “Qarkullimi Urban” I cili haptazi nuk e përfillte gjuhën shqipe?

17.Pse keni votuar kundër dhjetra e dhjetra amandmaneve të PDSH-së për t’ju mundësuar shqiptarëve ujë të pishëm, të kenë rrjet kanalizimesh etj.

18.Pse keni votuar kundër iniciativës së PDSH-së që seancat e Këshillit të jenë të drejtpërdrejta dhe të gjykojë populli për tradhëtitë që keni bërë dhe që po bëni?

Ka edhe shumë e shumë pyetje për hir të hapsirës nuk dua t`ju lodh më tepër…

Jam shumë krenar që në mandatin e kaluar, më vitin 2009-2013, përkundër shumë pengesave nga shqipfolësit, me iniciativat, insistimet dhe argumentet që ti bindi.se në pjesët ku jetojnë shqiptarët është e mjerë ( dokumentimeve, fotografive)  dhe kam arritur që në buxhetin i vitit 2010 të parashikojë rregullimin e kanalizimit atmosferik ( ku kam qenë i habitur që në kryeqytet, gjegjësisht në qendër të Shkupit ende qytetarët shqiptarë ballafaqohen me gropa septike, ato shtëpi gjinden afër shkollës së Tefejuz ) Kështu që për buxhetin 2010 u parapa shuma prej 30 milion denarë, ose 500 mij euro falë insistimit dhe këmbënguljes së këshilltarëve të PDSH-së. Gjithashtu Jam krenar që me iniciativën time kam kontribuar në meremetimin e dy xhamive në Çair, duke ndarë nga buxheti I Shkupit shumën prej 5 mij euro dhe atë: Xhamisë së Mujedinit në Serovë dhe të Haxhi Qazimit në Gazibabë. Jam krenar që sot prej qindra e mijëra shqiptarëve përshëndetem dhe falënderohem për të mirat që ua kam bërë përmes ushtrimit të politikave dhe qëndrimeve kombëtare në administratën e Qytetit të Shkupit.

Po të ishte PDSH-ja është në pushtet lokal apo qëndror, Jam i bindur se do të kontribonim shumë e shumë më tepër…  

(Reagim ndaj reagimit të BDI-së më 21. 02. 2014) 

Autori është këshillëtar i PDSH-së në Qytetin e Shkupit

Lajme të ngjashme

Back to top button