Qytetarët: Biletat elektronike dhe ato shëndetësore projekte të panevojshme!

Qytetarët filluan të ankohen lidhur me biletat elektronike të cilat filluan të përdorën që nga fillimi i këtij viti, duke i lënë jashtë përdorimit biletat e deritanishme. Ata thonë për Portalb.mk që nuk ishte nevoja të bëhen bileta të tilla.

“Nuk e di pse harxhojnë para në gjëra koti dhe të panevojshme, bileta kishte dhe funksiononte shumë mirë si linja private ashtu edhe ajo e shtetit por ja që dikush duhet të mbush xhepat në kurriz të popullit”, tha Marjan T., banor.

“Së pari duhet të rregullohen linjat si duhet e jo për një autobus të qytetit të pritet më shumë se gjysëm ore dhe pastaj ai t mbushet aq sa mos të mund të merret frymë. Kjo gjendje është e vazhdueshme në linjën e autobusit numër nëntë. Standardet nuk i kanë askund kurse kërkojnë të fusin teknologjitë më të reja”, tha Anastasija R., banorë.

Ata bëjnë krahasim e projektit të biletave me atë të kartelave shëndetësore, të cilat ende nuk funksionojnë ashtu siç ishte paraparë.

“Këto janë projekte të panevojshme, si kjo e si ajo me kartelat shëndetësore të cilat ende nuk mund të përdoren pa librezën e vjetër. Pse paguajmë për gjëra që nuk na duhen”, tha Admir A.,banor.

“Nuk e di se si do të funksionojë, unë për shembull nuk e përdori autobusin, por ndodh ndonjëherë që do të kem nevojë të hipi, si do ja bëj, nëse nuk e kam kartelën. Është shumë konfuze kjo punë”, tha Irfan G.,banor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button